- Dhurimi vullnetar i gjakut dhe situata e krijuar pas disa shkrimeve qėllimkėqija nė gazetėn “express”

 -

Prishtinė, 27 maj 2005

Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e gjakut, aktivitetin e vet kryesor e konsiston nė grumbullimin e sasive tė mjaftuara tė gjakut nga njerėzit e shėndoshė, pėr shėrimin e atyre pacientėve qė kanė nevojė pėr gjak dhe produkte tė gjakut. Pėr tė arrituarat e qendrės sonė besoj se ėshtė i njoftuar mjaft opinioni kosovar, ngase ne ēdo ditė vizitojmė mese tė ndryshme nė Kosovė e njėherit mundohemi tė jemi aktiv edhe nė media, prandaj nuk do tė kisha folur mė tutje pėr kėtė momenalisht. Qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė demanti pėr disa shkrime tė kėtyre ditėve nė njė gazetė tė re tė pėrditshme nė Kosovė “express”,  tė shkruar nga njė grup tė ashtuquajturish “gazetarė” qė udhėhiqen nga i ashtuquajturi kryeredaktor Dukagjin Gorani. Nė kėtė gazetė, autorėt e lartėpėrmendur shkruajn se si Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut shet gjakun e dhuruesve vullnetarė klinikave private.

Nė emėr tė Qendrės Kombėtare tė Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut e demantojmė kėtė shkrim forcėrisht dhe jemi shumė tė indinjuar pėr njė shkrim tė tillė pa pėrgjegjėsi dhe shumė tė pamoralshėm.

Ne deri mė sot, kurrė nuk ia kemi lėnė as rastit qė tė ndodhė ndonjė gjė e tillė, ngase kjo do tė prekte ndėrgjegjen e ēdo njėrit, e sidomos tė anėtarėve tė stafit tonė, pėr ēka mund tė mburremi dhe pėr ēka kemi arritur kėtu ku jemi, me angazhimin maksimal tė tė gjithė neve. Si duket kjo e arritur i ka penguar dikujt, e si duket sidomos u ka penguar stafit tė gazetės nė fjalė. A mund tė thuhet ndryshe kur njė institucion me njė pėrgjegjėsi dhe ndjeshmėri shumė tė lartė kombėtare etiketohet me etiketime nga mė tė ndryshmet. Mund tė veqohen: “mafia e kuqe”,”biznesi i gjakut”, “tregtarėt e gjakut”, “gjakshitėsit”, ”dhuruesit anonim”, etj., pastaj pa ndonjė hezitim perdorimin e emrit tė TMK-sė pėr tė keqinterpretuar humanitetin e tyre, etj. Kjo gjė nė vendet tjera do tė sanksionohej me ligje shumė tė ashpra, e besojmė se kjo do tė ndodhė shumė shpejt edhe kėtu nė Kosovė. Kėto etiketime ndoshta nuk do tė bėheshin as nga armiqtė tanė tė pėrbetuar.

Ēdo fjalė e thėnė gabimisht pėr gjakun dhe transfuzionin, nė opinion merr konotacion shumė negativ, ulė nivelin dhe moralin e dhuruesve tė gjakut, e nė kėtė rast pėsojnė pacientėt qė presin njė pikė gjaku pėr t’iu shpėtuar jeta, prandaj me kėtė shkrim dezinformues Qendra jonė ka marrė njė grusht tė fortė pa tė drejtė.

Themi pa tė drejtė ngase, pas kėtyre shkrimeve tendecioze, qėllimkėqija, jomorale dhe idioteske, me apo pa arsye ranė nė kurth edhe disa nga zyrtarėt e lartė nė Ministrinė e Shėndetėsisė dhe u turrėn nė Transfuzion pėr tė hulumtuar, por nuk lanė anash as pėrgojimet se po bėhen vepra kriminale, ilegale etj., e pas njė kontrolli tė detajizuar disaditėsh u kthyen nė zyret e tyre kokėulur, pa gjetur as edhe vetėm njė keqpėrdorim tė gjakut tė dhuruesve vullnetarė nga Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut. Nė gazetėn nė fjalė u shkruajt se guarda di Financa ka bėrė hulumtime nė kėtė rast, por sikur edhe tė gjitha shpifjet tjera edhe kjo ishte shpifje dhe trillim i njerėzve tė mbushur me urrejtje ndaj atyre qė mundohen tė punojnė pėr tė mirėn e popullit.

 

Sa i pėrket asaj se a shet QKKTGJ gjak klinikave private apo jo, do ta jepja kėtė sqarim paksa mė tė detajuar: Kurrsesi JO. QKKTGJ ka disa kontrata me disa klinika private, me tė cilat i ka tė definuara tė gjitha qėshtjet sa i pėrket gjakut. Nėse dikush pėr arsyet e veta personale shkon tė operohet nė klinikė private, pėr tė cilin operacion nevojitet gjak (klinikat private shumė rrallė bėjnė operacione ku u nevojitet gjak, pėr mungesė tė mjeteve, stafit tė mjaftueshėm etj.), atėherė obligohen tė sjellin dhuruesin (apo dhuruesit) e gjakut, tė cilin gjak nė QKKTGJ e marrim, e testojmė, e pėrpunojmė dhe e pėrgatisim pėr tia dhėnė pacientit, dhe pastaj atė gjak ia japim pacientit me vete dhe ai shkon e operohet atje ku dėshiron ai, pra klinika private e merr gjakun e familjarėve tė pacientit tė tij dhe natyrisht se kjo ėshtė e drejtė e pamohueshme. Pėr kėtė shėrbim ndaj klinikės private (kesja e gjakut, percaktimi i grupit tė gjakut dhe Rh faktorit, testimi pėr sėmundje infektive, inter-reaksioni dhe tė tjera), meqenėse tė gjitha kėto janė shpenzime, atėherė klinika private duhet ti paguajė shpenzimet dhe kjo ėshtė e tėra. Po tė mos paguheshin kėto shpenzime, Ministria e Shėndetėsisė do tė kėrkonte se ku janė materialet e shpenzuara tė cilat I ka blerė pėr Transfuzionin e Gjakut. Pra gjaku i dhuruesve vullnetarė nuk bėhet fjalė tė keqpėrdoret nga dikush, e pėr kėtė mund tė bindet secili, ngase ekzistojnė shėnimet e sakta pėr ēdo njėsi tė gjakut tė dhuruar nė Kosovė qė nga viti 1999 e tutje dhe kur tė dojė, kush tė doj munda ta shef se ku ka shkuar gjaku i dhuruar.

Me keqardhje mė duhet tė them se gazeta nė fjalė dhe autorėt e shkrimit, pėr njė dezinformatė tė tillė tė opinionit dhe njė nėnēmim tė tillė pėr Qendrėn tonė do tė duhej tė paditen nė GJYQ dhe nė tė gjitha instancat mė tė larta mediale e fajtorėt duhet ti bartin konsekuencat. Kjo sepse, nėse tash e tutje njė pacient vdes pėr mungesė tė gjakut, kėta janė njerėzit fajtorė pėr krijimin e kėsaj situatė e jo Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, personeli i sė cilės janė tė zhgėnjyer nga shkrimet e tilla dhe shumė tė mllefosur, por tė pathyeshėm nė detyrat qė duhet ti kryejnė edhe nė vazhdim. QKKTGJ me njė mund tė jashtėzakonshėm, ėshtė ngritur dhe ėshtė zhvilluar, e kjo ka rezultuar edhe me pranimin nė Federatėn Botėrore tė Organizatave tė Dhurueve tė Gjakut, qysh nė vitin e kaluar me flamurin tonė kombėtarė, si anėtarė me tė drejta tė barabarta me shtetet tjera tė botės (shiko: www.fiods.org, dhe www.transfuzioni.com) .

Ne do tė vazhdojmė tiu shpjegojmė njerėzve edhe mė tutje, se dhurimi i gjakut ia shpėton jetėn dikujt dhe se gjaku i dhuruar shkon nė mėnyrė tė sigurtė deri te pacienti. Ai qė vazhdon tė pengojė kėtė gjė, ėshtė njeri jo i mirė pėr shoqėrinė e dėmet e tij janė baraz me vdekjen e ndonjė pacienti.

DHURIMI I GJAKUT SHPĖTON JETĖ.

DHURUESI I GJAKUT ĖSHTĖ NJERI I MADH ME VLERA TĖ LARTA NJERĖZORE.

 

Skender Abazi

Menaxher pėr marketing dhe informim

Qendra Kombėtare e Kosovės pėr

Transfuzionin e Gjakut – Prishtinė

Tel.   038 542 839

Mob. 044 152 928

Email: transfuzioni@hotmail.com

 

 


 

© Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, Prishtinė, Kosovė UNMIK KONTAKTI