|
|
|
Prishtinė, 27 janar 2005 |
Duke vazhduar aktivitetin e saj edhe nė 2005, Qendra Kombėtare pėr Transfuzion tė Gjakut do tė jetė mysafire nė Raiffeisen Bank. Kėshtu tė premten,mė 28 janar duke filluar nė ora 09.00, ekipi i Qendrės pėr Transfuzion tė gjakut do tė vendoset nė lokalet e Raiffeisen Bank dhe me kėtė rast do tė marr gjak nga punėtorėt e Raiffeisen Bank qė janė paraqitur nė mėnyrė vullnetare. |
"Ėshtė kėnaqėsi edhe pėr mua edhe pėr stafin tim qė sado pak tė kontribuojmė nė grubullimin e gjakut i cili mund tė shpėtojė jetėn e njeriut. Mirėpo, nuk mjafton vetėm tani tė dhurojmė gjak por ne duhet tė jemi dhurues tė rregull sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund ta ndihmojmė qendrėn pėr transfuzion tė gjakut." tha Oliver Whittle, drejtor general i Raiffeisen Bank. |
"Unė jam i kėnaqur me gatishmėrinė e tė gjithė qytetarėve dhe institucioneve pėr tė dhuruar gjak. Mirėpo kėrkesat pėr gjak po rriten pėr ēdo vit si rezultat i operacioneve tė shumta qė po bėhen nė spitalet tona, si dhe pėrparimeve tė shumta nė trajtimin e pacientėve. Prandaj ne kemi nevojė qė tė paraqiten sa mė shumė dhurues vullnetarė", tha Mazllum Belegu dhe vazhdoi duke sqaruar se cdo dhėnje e gjakut tė plotė ėshtė prej 250-450 ml, varėsisht prej gjendjes sė pėrgjithshme shėndetėsore dhe peshės trupore. "Trupi i njeriut, natyrisht, e kompenzon gjakun e dhuruar pėr njė kohė shumė tė shkurtėr." pėrfundoi Mazllum Belegu. |
Shėrbimi i Transfuzionit tė Gjakut kėtė vit mbush 54 vite tė punės sė pandėrprerė. Gjatė kėtyre viteve ėshtė bėrė zhvillimi i Transfuzionit varėsisht nga kushtet. Pas luftės Transfuzioni ka marr hov, si rezultat i Trajnimeve nėpėr Qendra tė ndryshme Evropiane. |
Pėr mė shumė informacione, ju lutem kontaktoni z. Skender Abazin, Menaxher i shėrbimit pėr marketing nė Qendrėn e Transfuzionit tė Gjakut nė numrin e telefonit 038 / 542 839 dhe 044 152 928. |
|
|
| ©
Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, Prishtinė, Kosovė UNMIK
KONTAKTI
|