HOME     INFORMATA     PLANI    AKTIVITETE    ANKETA    PACIENTET FLASIN    LAJME & NGJARJE     PERSONELI    FOTOGRAFI    LINKAT    

- Dhurimi vullnetare i gjakut po vazhdon -

Prishtinė, 25 Mars 2005

Iniciativa e Qendres Kombetare te Kosoves per Transfuzionin e Gjakut per angazhimin e automjetit mobil (kamionit) te TMK-se, ne bashkepunim edhe me Kryqin e Kuq te Kosoves, per tiu ofruar njerezve mundesine per te dhuruar gjak vullnetarisht, si duket ka hasur ne mirekuptim tek qytetaret e Kosoves. Kjo eshte pare sidomos ne ditet e fundit, kur edhe kemi pasur nje sukses te dukshem. Gjate diteve te kaluara kemi vizituar disa qytete dhe pikerisht ka filluar te shifet nje dallim ne dhurimin vullnetare te gjakut. Gjate javes qe shkoi viuzituam Lipjanin, Shtimen dhe Ferizajin dhe per kater dite u grumbulluan 126 doza gjaku. Do te permendnim Ferizajin, qytet ky I cili u dallua me numrin me te madh te dhuruesve te gjakut ne perpjestim me ditet e qendrimit te ekipit mobil.

Gjate ketyre diteve eshte verejtur nje interesim ne rritje per te dhuruar gjak, e shpresojme se ne ditet ne vazhdim do te vazhdojme me suksese tjera.

Gjithashtu edhe realizimi i planit vjetor te rregullt po shkon me nje dinamike te mire. Aktualisht gjak kane dhuruar studentet e fakultetit ekonomik, juridik dhe atij teknik.Kjo tregon se edhe ne si Kosovare dalengadale po arrijme te vetedijesohemi per te dhuruar gjak vullnetarisht ashtu siē ndodhe ne gati te gjitha vendet e zhvilluara boterore. Kjo do te ndihmoje qe shume njerez, qe e kane te rrezikuar jeten per mungese te gjakut, te kene trajtimin e nevojshem dhe adekuat. Shpresohet se se shpejti do te arrihen standardet e niveleve boterore sa i perket dhurimit te gjakut.

Ne vazhdim do te ju njoftojme me numrin e dhuruesve te gjakut na automjetin mobil:

Nr.

Data e qendrimit

Vendi

Dite te qendrimit te automjetit mobil

Numri i dhuruesve te gjakut

1.

14 shkurt-01 mars 2005

Prishtine 12 120
2. 15 mars 2005 Vushtrri 1 16
3. 16-17 mars 2005 Mitrovice 2 18
4. 21 mars 2005 Lipjan 1 32
5. 22 mars 2005 Shtime 1 23
6. 23-24 mars 2005 Ferizaj 2 71
 

Gjithsejt

 

18 dite

280 dhurues


Orari per ditet ne vazhdim eshte si vijon:

E hene - e marte, 28 - 29 mars 2005 - GJILAN,
E merkure, 30 mars 2005 - DARDANE-KAMENICE,
E enjete, 31 mars 2005 - BESIANE-PODUJEVE


Per qytetet tjera do te njoftoheni me kohe.

Per ēdo informate shtese ju lutem kontaktoni personin pergjegjes.

Me nderime:
Skender Abazi
Menaxher per marketing dhe informim
ne Transfuzionin e gjakut - Prishtine
Tel. 038 542 839
Mob. 044 152 928
transfuzioni@hotmail.com
blooddonor_kosova@yahoo.com


© Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, Prishtinė, Kosovė UNMIK KONTAKTI