|
|
|
Prishtinė, 22 Prill 2005 |
Do te kisha dashur te ju informoj se pilot projekti i Qendres per Transfuzionin e gjakut, per angazhimin nje Automjeti Mobil nga TMK-ja dhe per ta bartur prej nje vendi ne vendin tjeter, me qellim dhurimin vullnetar te gjakut, ka qene mjaft i qelluar dhe rezultativ. Kjo per arsye se tani jemi ne fazen perfundimtare te implementimit te ketij pilot projekti dhe rezultatet jane mjaft te mira. Prej 14 shkurtit kur kemi filluar e deri me sot kemi grumbulluar mbi 500 doza te gjakut pikerisht me kete automjet mobil, e qe nuk do te thote se i kemi siguruar rezervat e mjaftueshme per ti mbuluar kerkesat e shumta per gjak dhe produkte te gjakut, por mendojme se deri diku kemi ndihmuar qe pacientet qe kane nevoje per gjak te kene nje trajtim adekuat te tyre. |
Ky aktivitet eshte zhvilluar ne bashkepunim te ngushte edhe me Kryqin e Kuq te Kosoves dhe normalisht se kane ndihmuar edhe shume aktiviste dhurues te shumefishte te gjakut. |
Shpresojme se deri ne diten e fundit te ketij aktiviteti, numri i dhuruesve vullnetare te gjakut do te rritet edhe me shume. |
Orari per ditet e ardhshme, qe njeherit jane edhe dite perbyllese te ketij pilot projekti, jane si ne vijim: |
E marte - 26 prill 2005 - KLINĖ, E merkure - e enjete - 27-28 Prill 2005 - PEJĖ, E hene - 02 Maj 2005 - DEQAN, E marte - e merkure - 03-04 Maj 2005 - GJAKOVĖ E diele - 08 Maj 2005 - GĖRMI - PRISHTINĖ. Orari i zhvillimit te aksioneve per dhurimin e gjakut eshte prej: 11.00 - 16.00 h dhe zhvillohet ne: QENDRAT E QYTETEVE. |
Pra ky aktivitet perfundon ne parkun e Germise, pikerisht me daten 08 maj kur eshte dita nderkombetare e Kryqit te kuq. |
Ne perfundim te ketij projekti do te zhvillohen analiza per sukseset, mangesite dhe shume aspekte tjera te zhvillimit te tij. |
Per informata tjera, ju lutem kontaktoni personin pergjegjes. |
Me nderime: Skender Abazi Menaxher per marketing dhe informim ne Transfuzionin e gjakut - Prishtine Tel. 038 542 839 Mob. 044 152 928 transfuzioni@hotmail.com blooddonor_kosova@yahoo.com |
|
|
| ©
Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, Prishtinė, Kosovė UNMIK
KONTAKTI
|