|
|
|
Prishtinė, 17 shkurt (Kosovapress) |
Sipas zyrtarėve tė Qendrės sė Transfuzionit tė gjakut, gjatė katėr ditėve tė aksionit pėr dhurimin vullnetar tė gjakut janė grumbulluar 60 doza tė gjakut, qė sipas tyre kjo sasi nuk ėshtė e vogėl duke pasur parasysh se gjatė njė muaji nė lokalet e transfuzionit tė gjakut nė Prishtinė nuk ėshtė njė numėr i tillė i dhuruesve vullnetarė tė gjakut. |
Skėnder Abazi, menaxher pėr marketing dhe informim nė Qendrėn Kombėtare tė Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, shpreson se nė qoftė se edhe njė pikė gjaku e dhuruar vullnetarisht nga njė njeri, do ta shpėtojė njė jetė njeriu. |
"Qendra pėr Transfuzionin e gjakut nė bashkėpunim me TMK-nė, nisėn tė zhvillojnė njė aktivitet qė nuk kishte ndodhur mė parė. I bashkuam forcat dhe vendosėm qė pa marrė parasysh tė ftohtit, ky aktivitet tė fillojė pikėrisht nė datėn 14 shkurt, njėherit kjo do tė tregonte se tė ftohtit nuk ėshtė pengesė pėr dhurimin e gjakut", tha ai. |
Ai shtoi se parashikimet e kėtij aksioni ishin qė sė paku 10-12 njerėz gjatė ditės do tė ofrojnė gjakun e tyre pėr ta dhuruar, por ndodhi qė ky numrė tė jetė mė i madh, sepse asnjė ditė nuk ka pasur nėn 15 dhurues vullnetarė tė gjakut. |
"Ky aktivitet hasi nė mirėpritje nga qytetarėt. Rol shumė mė rėndėsi nė kėtė drejtim kanė dhėnė edhe mediat kosovare, pa ndihmėn e tė cilave suksesi do tė ishte shumė i zvogėluar", tha Abazi. |
Megjithatė, ai shpreson se edhe ditėve tė ardhshme do tė kemi sukses edhe mė tė madh nė kėtė drejtim. |
"Prej 21-24 shkurt ekipi mobil i Transfuzionit tė Gjakut do tė qėndrojė pranė Pallatit tė Sporteve nė Prishtine e pastaj do tė vazhdojė edhe nė vende tjera duke pėrfshirė tė gjitha qytetet e Kosovės", tha Abazi, duke shtuar se aktiviteti pėr dhurimin e gjakut vullnetar do tė zhvillohet deri nė mesin e muajit maj tė kėtij viti. |
|
|
| ©
Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, Prishtinė, Kosovė UNMIK
KONTAKTI
|