HOME     INFORMATA     PLANI    AKTIVITETE    ANKETA    PACIENTET FLASIN    LAJME & NGJARJE     PERSONELI    FOTOGRAFI    LINKAT    

- Pėr dy ditė dhurohen vullnetarisht 38 doza tė gjakut -

Prishtinė, 16 shkurt 2005 (KosovaLive)

Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), tė mėrkurėn, nė ditėn e dytė tė aksionit pėr dhurimin vullnetar tė gjakut, ka tubuar 38 doza tė gjakut.

Skender Abazi, zyrtar pėr informim i QKKTGJ-sė, tha pėr KosovaLive, se ditėn e parė kanė tubuar 15 doza tė gjakut duke pėrfshirė edhe personelin e Qendrės..., ndėrsa nė ditėn e dytė, nga qytetarėt vullnetarė janė dhuruar 23 sosh. "Qėllimi ynė ėshtė qė ēdo ditė tė tubojmė nga 20 doza tė gjakut, edhepse ditėn e parė nuk ja kemi arritur, ndoshta nė munges tė informimit tė qytetarėve, ditėn e dytė e kemi kaluar me 23 doza", tha ai.

Arsim Shala, punėtor i Kuvendit tė Kosovės, tė mėrkurėn ishte njėri nga dhuruesit vullnetarė tė gjakut. "Kam ardhur tė shpetojė jetė dhe i ftoj tė gjithė qytetarėt ta bėjnė tė njėjtėn gjė, sepse nuk ka asnjė lloj rreziku", tha ai.

Dy ditė mė parė, para Teatrit Kombėtar nė Prishtinė, kanė dalur pėrsoneli i Qendrės Kombėtare pėr Transfuzionin e Gjakut me qėllim tė informimit tė qytetarėve lidhur me mėnyrėn e dhėnies vullnetare tė gjakut.

Nga Trupat Mbrojtėse tė Kosovės (TMK) atyre u ėshtė huazuar njė kamion qė do t'ua lehtėsojė punėn.

Gjatė kėsaj jave qytetarėt kanė mundėsi qė tė dhurojnė gjak, te njėsia e vendosur para Teatrit Kombėtar, ndėrsa nga 21 deri 24 shkurt ekipi do tė vendoset para Pallatit tė Sporteve, pėr tė vazhduar mė pas nėpėr disa pika tjera nėpėr Prishtinė.

Sipas zyrtarėve tė kėsaj qendre, dhurimi i gjakut shpėton jetėrat e pacientėve. Ata thonė se dhėnia vullnetare e gjakut ndikon qė jeta e dikujt tė shpėtohet. Kėrkesat pėr gjak, sipas zyrtarėve tė QKKTGJ-sė, po rriten pėr ēdo vit si rezultat i operacioneve tė shumta qė po bėhen nė spitalet tona si dhe pėrparimeve tė shumta nė trajtimin e pacientėve. Shumė prej kėtyre operacioneve varen nga mbėshtetja e rregullt dhe e sigurtė me gjak.

Dhurimi i gjakut ėshtė mjaft i shpejtė dhe nuk kushton asgjė pėr shėndetin e dhuruesit. Rreth 250-450 ml mund tė dhurohen brenda 5-10 minuta. Gjaku mblidhet nė qese tė posaēme plastike, pėr sigurinė e qytetarėve dhe i tėrė materiali dhe mjetet qė pėrdoren janė komplet sterile dhe vetėm pėr njė pėrdorim. Zyrtarė tė qendrės janė optimistė se ky aktivitet do tė ketė sukses. (t.hykolli)


© Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, Prishtinė, Kosovė UNMIK KONTAKTI