HOME     INFORMATA     PLANI    AKTIVITETE    ANKETA    PACIENTET FLASIN    LAJME & NGJARJE     PERSONELI    FOTOGRAFI    LINKAT    

- Pėrgjigjje solide aksionit pėr dhėnien vullnetare tė gjakut -

Prishtinė, 14 shkurt (Kosovapress)

Me moton "Dhurimi i gjakut-shpėton njė jetė njeriu", organizuar nga Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzion tė Gjakut, tė hėnėn nė Prishtinė ka filluar aksioni i dhurimit vullnetar tė gjakut qė ka pėr qėllim dhurimin vullnetar tė gjakut tė tė gjithė atyre qė dėshirojnė ta bėjnė kėtė.

Skėnder Abazi, menaxher pėr marketing dhe informim nė Qendrėn Kombėtare tė Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, tha pėr Kosovapress, se nė ditėn e parė tė kėtij aksioni interesimi i dhuruesve vullnetarė tė gjakut ka qenė solid.

"Nė ditėn e parė vetėm 15 qytetarė tė kryeqytetit kanė dhuruar gjak vullnetarisht edhe pse sipas parashikimeve tona kemi pritur se ky numėr do tė jetė rreth 20", tha ai duke shpresuar se ditėve nė vijim ky numėr do tė rritet.

Sipas tij pėr qytetarėt e Prishtinės orari i dhurimit vullnetar tė gjakut do tė jetė: 14-17 shkurt pranė Teatrit Kombėtar, 21-24 shkurt pranė Pallatit tė sporteve, 28 shkurt - 1 mars pranė Bibliotekės Kombėtare, 2-3 mars pranė hotelit "Grand", duke filluar prej orės 10.00-15.00.

Nė anėn tjetėr, qytetarėt tė cilėt kanė dhuruar gjak vullnetarishtė, apeluan te qytetarėt qė tė mos hezitojnė dhe tė dhurojnė gjak.

Enver Gashi, qytetar nga Prishtina, tha se kjo nuk ėshtė hera e parė qė ai dhuron vullnetarisht gjak.

"Unė disa herė kam dhuruar nė mėnyrė vullnetare gjak dhe do tė vazhdoj qė tė dhuroj pėrsėri, por apeloj te tė gjithė qytetarėt tanė, tė cilėt janė nė gjendje tė mirė shėndetėsore tė na bashkangjiten nė kėtė aksion," tha ai.

Ndryshe, edhe qytetarėt tjerė tė kryeqytetit, tė cilėt dhuruan gjak vullnetarisht dhe se numri i tyre ishte jo i madh, thanė se tė gjithė ata njerėz qė kanė mundėsi tė dhurojnė gjak nė mėnyrė vullnetare t'i pėrgjigjen kėtij aksioni.


© Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, Prishtinė, Kosovė UNMIK KONTAKTI