HOME     INFORMATA     PLANI    AKTIVITETE    ANKETA    PACIENTET FLASIN    LAJME & NGJARJE     PERSONELI    FOTOGRAFI    LINKAT    

- Fillon aksioni i ri pėr dhurimin e gjakut -

Prishtinė, 14 shkurt 2005 (KosovaLive)

Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), tė hėnėn filloi njė aktivitet tė ri pėr t'iu mundėsuar qytetarėve tė dhurojnė gjak vullnetarisht.

Skender Abazi, zyrtar pėr informim i QKKTGJ-sė, tha pėr KosovaLive, se para Teatrit Kombėtar nė Prishtinė, kanė dalur pėrsoneli i qendrės me qėllim tė informimit tė qytetarėve lidhur me mėnyrėn e dhėnies vullnetare tė gjakut.

Sipas tij, aktualisht janė duke u pritur pėrgatitjet teknike qė tė fillohet me kėtė aktivitet, ndėrsa nga Trupat Mbrojtėse tė Kosovės (TMK) ėshtė huazuar njė kamion qė do t'ua lehtėsojė punėn.

Gjatė kėsaj jave qytetarėt kanė mundėsi qė tė dhurojnė gjak, te njėsia e vendosur para Teatrit Kombėtar, ndėrsa nga 21-24 shkurt ekipi do tė vendoset para Pallatit tė Sporteve, pėr tė vazhduar mė pas nėpėr disa pika tjera nėpėr Prishtinė.

Sipas zyrtarėve tė kėsaj qendre, dhurimi i gjakut shpėton jetėrat e pacientėve. Ata thonė se dhėnia vullnetare e gjakut ndikon qė jeta e dikujt tė shpėtohet.

Kėrkesat pėr gjak, sipas zyrtarėve tė QKKTGJ-sė, po rriten pėr ēdo vit si rezultat i operacioneve tė shumta qė po bėhen nė spitalet tona si dhe pėrparimeve tė shumta nė trajtimin e pacientėve. Shumė prej kėtyre operacioneve varen nga mbėshtetja e rregullt dhe e sigurtė me gjak.

Dhurimi i gjakut ėshtė mjaft i shpejtė dhe nuk kushton asgjė pėr shėndetin e dhuruesit. Rreth 250-450 ml mbledhet mund tė dhurohen brenda 5-10 minuta. Gjaku mblidhet nė qese tė posaēme plastike, pėr sigurinė e qytetarėve dhe i tėrė materiali dhe mjetet qė pėrdoren janė komplet sterile dhe vetėm pėr njė pėrdorim.

Zyrtarė tė qendrės janė optimistė se ky aktivitet do tė ketė sukses. (teuta hykolli)


© Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, Prishtinė, Kosovė UNMIK KONTAKTI