|
|
|
Prishtinė, 17 shkurt 2005 |
Duke shpresuar se qofte edhe nje pike gjaku e dhuruar vullnetarisht nga nje njeri do ta shpetoj nje jete njeriu, Qendra per transfuzionin e gjakut ne bashkepunim me TMK-ne, nisen te zhvillojne nje aktivitet qe nuk kishte ndodhur me pare. I bashkuam forcat dhe vendosem qe pa marre parasyshe te ftohtit, ky aktivitet te filloj pikerisht ne daten 14 shkurt, njeherit kjo do te tregonte se te ftohtit nuk eshte pengese per dhurimin e gjakut. Parashikimet ishin se se paku 10-12 njerez gjate dites do te ofrojne gjakun e tyre per ta dhuruar. Dhe nuk u zhgenjyem. Diten e pare dhuruan gjak 15 veta, qe njeherit ishte edhe kurajo per te vazhduar me tutje. Diten e dyte gjak dhuruan 23 veta dhe tani kjo paksa i tejkaloj parashikimet. Gjithashu edhe diten e trete dhe te katert ishte nje numer i kenaqshem dhe keshtu per 4 dite u grumbulluan 60 doza gjaku, qe me te vertete nuk jane sasi e vogel, duke e pasur parasyshe se gjate nje muaji ne lokalet e transfuzionit te gjakut ne Prishtine nuk kemi kete numer te dhuruesve vullnetar te gjakut. Pra ky aktivitet hasi ne mirepritje nga qytetaret. Rol shume me rendesi ne kete drejtim kane dhene edhe mediat kosovare (te gjitha pa dallim), pa ndihmen e te cilave suksesi do te ishte shume i zvogeluar. |
Dhe meqe fillimi ishte i mire, shpresojme se edhe diteve te ardhshme do te kemi sukses edhe me te madh. |
Prej 21-24 shkurt ekipi mobil i Transfuzionit te Gjakut do te qendroj prane pallatit te sporteve ne Prishtine e pastaj do te vazhdojme edhe ne vende tjera duke perfshire te gjitha qytetet e Kosoves. Ky aktivitet do te zhvillohet deri ne mesin e muajit maj 2005.
DHURIMI I GJAKUT SHPĖTON JETĖ NJERIU. |
|
|
| ©
Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, Prishtinė, Kosovė UNMIK
KONTAKTI
|