HOME     INFORMATA     PLANI    AKTIVITETE    ANKETA    PACIENTET FLASIN    LAJME & NGJARJE     PERSONELI    FOTOGRAFI    LINKAT    

- Njoftim per Media -

Prishtinė, 10 maj 2004

Shoqata Kosovare e dhuruesve te Gjakut e themeluar ne maj te vitit te kaluar, gjithnje e me teper po radhite sukseset ne realizimin e planeve tejet ambicioze, qe dalin nga Statuti i saj. Gjate kater muajve te kaluar ajo realizoi me sukses nje projekt rreth senzibilizimit te dhuruesve te gjakut ne zonat rurale te Kosoves.Pike e rendesishme ne kete projekt ishte Aksioni i dhurimit te gjakut ne Prekazin legjendar me 22 prill, ku u tubuan mbi 200 anetare te shoqates, njeherit dhurues te gjakut si edhe u lajmeruan mbi 30 dhurues te rinje te gjakut.

E arritura me e madhe e shoqates eshte pjesemarrja e delegacionit kosovar ne Asamblene e Pergjithshme te Federates Nderkombetare te Organizatave te Dhuruesve te Gjakut (FIODS) ne Tunis prej 6-9 maj 2004. Pas prezentimit te punes sone unanimisht u be edhe pranimi zyrtar i Shoqates se Dhuruesve te Gjakut te Kosoves si shoqate nacionale ne kete Federate ku jane te anetaresuara nje numer i madh shtetesh nga e gjithe bota.

Delegacioni kosovar prezentoi me sukses planet dhe ambiciet e shoqates dhe krijoi raporte e takime me shume delegacione te pranishme ne asamble, e njekohesisht la pershtypjen e nje organizate mire te organizuar per ēka edhe mori shume shperblime e dekorata. Te gjitha keto u bene nen Flamurin Kombetare te Shqiptareve.

Eshte kjo edhe nje e dhene se Kosova po shkon me hapa te sigurte drejt integrimeve evopiane e boterore.

Per ēdo informacion shtese Ju lutemi te na kontaktoni.


© Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, Prishtinė, Kosovė UNMIK KONTAKTI