HOME     INFORMATA     PLANI    AKTIVITETE    ANKETA    PACIENTET FLASIN    LAJME & NGJARJE     PERSONELI    FOTOGRAFI    LINKAT    

- Disa informacione për dhuruesit e gjakut -

Kėrkesat pėr gjak po rriten pėr ēdo vit si rezultat i operacioneve tė shumta qė po bėhen nė spitalet tona, si dhe pėrparimeve tė shumta nė trajtimin e pacientėve. Shumė prej kėtyre operacioneve varen nga mbėshtetja e rregullt dhe e sigurtė me gjak dhe ky gjak vjen vetėm si rezultat i entuziazmit dhe mbėshtetjes nga ju.

Dhurimi i gjakut

Dhurimi i gjakut ėshtė mjaft i shpejtė dhe nuk kushton asgjė.Rreth 250-450 ml mbledhet -normalisht pėr 5-10 minuta dhe pastaj pėrcjellet me periudhėn e pushimit dhe freskimit me ndonjė lėng pemėsh dhe ēokolatė, qė zgjatė rreth 10 min. Gjaku juaj mbledhet nė kese tė posaēme plastike - pėr sigurinė tuaj, dhe i tėrė materiali dhe mjetet qė ne i pėrdorim janė komplet sterile dhe vetėm pėr njė pėrdorim.

Para se tė dhuroni gjak

Ne duhet tė jemi tė sigurtė qė ju ndjeheni krejtėsisht mirė me shėndet para se tė dhuroni gjak dhe se dhurimi i gjakut nuk do tė ju shkaktoj asnjė dėm nė organizėm gjithashtu qė pacienti qė e merr gjakun tuaj tė mos jetė i rrezikuar nga marrja e ndonjė sėmundjeje nga gjaku. Pėr kėtė arsye ne kėrkojmė nga ju bashkėpunim qė me ndėrgjegje tė plotė tė plotėsoni pyetėsorin shėndetėsorė dhe tė pėrgjigjeni nė ēdo pyetje qė ne mund tua bėjmė. Nėse keni ndonjė shqetėsim apo pyetje lidhur me kėto mund ti drejtoheni zyrtarit tė sesionit i cili do tė jetė shumė i gatshėm tė ju ndihmoj. Ēdo informatė personale qė do tė jepni do tė trajtohet me mirėbesim tė plotė.

Testimi pėr anemi

Ne do ta testojmė gjakun tuaj pėr anemi para se tė dhuroni. Njė pikė gjaku nga gishti juaj ėshtė i mjaftueshėm pėr kėtė test tė shpejtė. Nėse hemoglobina nė gjakun tuaj ėshtė shumė e ultė (e kjo quhet anemi), ne do tė ju udhėzojmė tė shkoni pėr testim detal dhe tretman tė mėtejmė. Anemia e lehtė ėshtė mjaft e shpeshtė dhe zakonisht trajtohet lehtė.

Pas dhurimit tuaj tė gjakut

Ju do tė pushoni pėr pak kohė - kjo i jep organizmit mundėsi tė rregulloj qarkullimin e gjakut pas dhėnjes sė njė sasie tė tij. Nuk preferohet pirja e duhanit menjėherė pas dhurimit. Pije tė freskėta dhe ēokolata do tu ofrohen juve pas dhurimit dhe ne do tė dėshironim qė ju tė bisedoni dhe shoqėroheni edhe me dhuruesit tjerė qė do tė gjenden aty, disa prej tė cilėve mund tė kenė dhuruar gjak pėr shumė vite rregullisht.

Para se tė shkoni

Te njė numėr i vogėl njerėzish mund tė shfaqet njė plogėshti e lehtė gjatė dhurimit, apo pak pas dhurimit tė gjakut. Ne u preferojmė dhuruesve qė para se tė dhurojnė gjak tė kenė ngrėnė ushqimin e tyre-kjo e largon shfaqjen e plogėshtisė. Ėshtė gjithashtu e preferueshme qė pas dhurimit tė gjakut, dhuruesit tė pijnė mjaft lėngje. Ju lutemi, mos e lėshoni sesionin deri sa tė jeni plotėsisht tė sigurtė se nuk ndjeheni keq-kjo mė sė tepėrmi ju pėrket vozitėsve. Nėse rastėsisht ndjeni plogėshti, ju lutemi tregoni stafit tonė dhe ata do tė pėrkujdesen pėr ju.

Problemet qė mund tė pėrcjellin dhurimin

Ne kemi pėr qėllim qė tė bėjmė dhurimin e gjakut njė kėnaqėsi ashtu siq ėshtė nė realitet. Shumė rrallė, mund tė ndodhė qė kjo tė pėrcjellet me ndonjė shqetėsim tė vogėl- kjo mund tė jetė derisa gjilpėra tė vendoset nė venė, ose nėse rastėsisht lėvizet krahu pa dashje- nėse kjo ndodhė, tregoni menjėherė ndonjėrit nga stafi ynė dhe ai menjėherė do ta rregulloj kėtė nė mėnyrė korrekte.Nėse shqetėsimi vazhdon, atėherė dhurimi gjithsesi do tė ndėrpritet. Kjo rastėsisht mund tė shkaktoj ndonjė hematom nė krah- por mos u shqetėsoni ngase kjo vetėm duket mė keq se sa qė realisht ėshtė. Nėse keni ndonjė hematom, ky do tė zhduket dhe normalisht nuk lė asnjė pasojė. Sidoqoftė, ju lutemi, ia bėni me dije Qendrės Kombėtare nėse merakoseni apo keni shqetėsim tė vazhdueshėm. Ne kemi pėr qėllim qė ēdo veprim qė bėjmė, tė kemi kujdes nė problemet e mundshme.

Dhuruesit qė nuk do tė mund tė pranohen

Nėse ne e kemi tė pamundshme tė ju pranojmė si dhurues sot, ju lutemi pranojeni qė kėtė vendim nuk e kemi marrur lehtė dhe me dėshirė. Ne e kuptojmė qė kjo mund tu shkaktoj zhgėnjim apo shqetėsim. Principet tona, me tė cilat jemi tė udhėzuar, janė qė ju si dhurues tė jeni krejtėsisht i shėndetshėm pėr tė dhuruar gjak, dhe qė tė mos u shkaktojmė asnjė dėmtim si rezultat i dhėnies sė gjakut. Arsyeja qė nuk jeni pranuar sot si dhurues do tė ju shpjegohet juve nga zyrtari i sesionit. Nėse ju megjithatė do tė keni pyetje tė tjera, ju lutemi bisedoni me ndonjė nga mjekėt tanė tė pranishėm nė sesion apo nė Qendrėn Kombėtare tė Transfuzionit.

Falėnderim

Ju falėnderojmė qė do tė vini tė dhuroni gjakun e juaj. Ju falėnderojmė gjithashtu pėr kujdesin qė do tė tregoni pėr pacientėt e sėmurė seriozisht nė Kosovė, tė cilėt do tė pėrfitojnė nga dhurimi juaj i gjakut. Mundohuni tė merrni me vete shokun apo shoqen tuaj. Nėse keni ndonjė koment pėr ēfarėdo aspekti pėr Qendrėn tonė, ju lutemi na shkruani apo telefononi nė zyrėn e Qendrės sonė nė nr.tel. 500-600 lok.2753 dhe 2746.

Testimi pėr sėmundjet infektive

Pasi ju tė keni dhuruar gjak, ky do tė testohet pėr markerėt e infeksionit me virusin e quajtur AIDS (HIV) dhe pėr disa viruse tė hepatitit (B dhe C) dhe pėr bakterien qė shkakton Sifilisin.

JU LUTEMI, ASNJĖHERĖ MOS DHURONI GJAK VETĖM SA PĖR TĖ BĖRĖ KĖTO TESTE. NĖSE MENDONI SE KENI QENĖ I RREZIKUAR NGA KĖTO INFEKSIONE, MOS DHURONI GJAK- JU MUND TĖ KĖRKONI TĖ BISEDONI ME MJEKUN APO ZYRTARIN TJETĖR TĖ SESIONIT NĖ MIRĖBESIM TĖ PLOTĖ.

Nėse ndonjėri prej kėtyre testeve jep rezultat tė pastėr pozitiv, ju do tė jeni tė njoftuar me mirėbesim nga mjeku i Qendrės Kombėtare tė Transfuzionit. Nganjėherė gjaku juaj mund tė jep rezultat jo tė plotė kur ne e testojmė pėr sėmundje infektive, prandaj ne do tė kėrkojmė mostėr tjetėr-natyrisht vetėm aq sa juve nuk do tu shkaktoj problem dhe sa pėr tė konfirmuar rezultatin e testit.


© Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, Prishtinė, Kosovė UNMIK KONTAKTI