|
|
|
Dr.sci. Ali F. Iljazi |
Mjekėsia ėshtė sikurse Sheriati. Iu dha njeriut pėr tė arritur lumturinė, ruajtjen e shėndetit, largimin nga vėshtirėsit, dhe ērregullimet psikofizike. Ėshtė i njohur fakti se Islami inkurajon shėrimin duke pėrdorur tė gjitha gjėrat e lejuara pėr shėrim. Dijetarėt islamė jetėn e njeriut e konsiderojnė njė vlerė tė lartė duke e karakterizuar si vlerė universale (ar. ed-darurijat). "Shėrohuni, o robėr tė All-llahut! All-llahu nuk ka dhėnė sėmundje pėr tė cilėt tė mos ketė dhėnė ilaēin, pėrveē pleqėrisė." janė fjalėt e tė Dėrguarit fisnik, Muhammedit s.a.v.s., tė cilat paraqesin themel pėr shkencėn e mjekėsisė. Mjekėsia ka qenė dhe mbetet objekt i interesimit tė juristėve islamė, dhe nuk ka gati asnjė pyetje sė cilės nuk i janė qasur, kuptohet nė pėrputhshmėri me nevojat e kohės sė tyre. Klasikėt kanė polemizuar pėr statusin juridik tė prerjes sė stomakut tė gruas sė vdekur pėr ta shpėtuar fėmijėn e saj, apo amputimin e dorės sė infektuar, me qėllim qė tė parapengohet pėrhapja e infektimit, si dhe ndėrmarrjet e thjeshta kirurgjikale. Ndėrsa shkencėtarėt bashkėkohorė merren me klonimin, kirurgjinė estetike, transplantimin e organeve, analizat gjenetike, inxhinieringun gjenetik dhe shumė gjėra tė tjera. Ēfarė vendi ka mjekėsia nė Islam dhe tek dijetarėt islamė, mė sė miri na tregon qėndrimi i dijetarėve islamė ndaj saj. Ndoshta shumica do tė ēuditen kur dėgjojnė se dijetari famėmadh, fekihu, muhadithi, metodiologu i drejtėsisė islame, gjuhėtari (nahvij), Imam Shafiu ka qenė njohės i shkėlqyer i mjekėsisė. Imam Sujutiu, pėrmend nė librin "El-Menhexhus-sevijju", faqe 90, qe njėri prej mjekėve, bashkėkohas i Imam Shafiu ka thėnė: "Kur Shafiu erdhi nė Egjipt, kemi diskutuar pėr mjekėsinė, sa kam menduar se ai nuk njeh asgjė pėrveē saj. "Vetė Imam Shafiu ka thėnė: "Pas shkencės mbi hallallin dhe haramin, nuk njoh shkencė mė fisnike se mjekėsia" ("Et-Tibbu minel kitabi ve sunneti", nga Bagdadiu fq. 187) Mund tė pėrmendim edhe disa dijetarė tė mėdhenj tė Islamit, tė cilėt mjekėsisė i janė pėrkushtuar me vėmendje tė veēantė: Ibn-Tejmije, Ibnul-Kajjim, Sujutiu, Muvve fekuddin el-Bagadadiu, Dhehebiu etj. Po pėrmendim disa ēėshtje si obligim i madh pėr edukimin e muslimanėve. |
Transfuzioni i gjakut |
Transfuzion d.m.th. pėrcjellje e gjakut nga njėri tek organizmi i tjetrit ose futje e gjakut tė shėndoshė nė qarkullim gjatė ose pas operimeve, ose metodė e futjes sė tėrė gjakut ose pėrbėrėsve tė tij nė enėt e gjakut tė tė sėmurit. Pėrdoret nė rastet e gjakderdhjeve tė brendshme, tė jashtme nė akcidente trafiku, gjatė lėndimeve, anemive, ndėrmarrjeve kirurgjikale, etj. Rasti i parė i transfuzionit ėshtė shėnuar nė Francė nė vitin 1667. Dhėnės ka qenė kafsha kurse marrės njeriu. Rezultati ishte negativ, pacienti kishte vdekur. Vetėm nė vitin 1917 nė Angli u krye me sukses transfuzioni i parė. Nė raste tė rralla (5% tė tė gjitha intervenimeve qė bėhen me gjak), pacienti mund ta ndihmojė vetėm (autotransfuzioni). Me pėrparimin e mėnyrave tė teknikės, sot gjaku mund tė ndahet nė pėrbėrės si pjesė e gjakut plazma, fiziologjikisht regjenerohet mė shpejt se qelizat e gjakut, andaj edhe mund tė jepet mė shpesh se gjaku (bile deri nė 50 herė nė vit). Kjo metodė quhet plazmafereza. Kjo do tė thotė se dhėnėsi mund tė vendos pėr tė dhėnė plazmėn (tek ne deri nė 24 herė nė vit). Gjithashtu kėta dhėnės mund tė pėrdoren pėr dhėnien e ndonjė vaksine (p.sh. kundėr tetanusit). Me kėtė metodė nga dhėnėsit marrim "plazmėn hiperimune", nga e cila pėrgatiten ēamashobulinet specifike (ilaēe pėr luftė kundėr sėmundjeve, siē janė tetanusi, rabiesi (tėrbimi), verdhėza etj). Ekziston edhe mundėsia qė njė pjesė e dhėnėsve tė japė gjak kryesisht nėpėrmjet aparatit special (separator i qelizave tė gjakut). Kjo metodė quhet citoferezė. Me kėtė metodė nga gjaku i dhėnėsit ndahet vetėm njė lloj i qelizave tė gjakut (p.sh. dhėnia e rruazave tė kuqe, apo trombiciteve.) Nė terapinė mė bashkėkohore tėrė gjaku shėrben pak, por mė tepėr pėrdoren komponentet e gjakut. Nė kėtė mėnyrė, shėrimi ėshtė mė efikas, mė i lirė dhe mė pak i rrezikshėm, dhe pacientit i sigurohet saktėsisht ajo pjesė e gjakut qė i mungon. |
Qėndrimi i jurisprudencės islame ndaj transfuzionit |
Transfuzioni pa dyshim ka rėndėsi tė madhe pėr shpėtimin e jetės sė njeriut, kėshtu qė sipas aspektit sė jurisprudencės islame, ėshtė i arsyetuar dhe i lejuar. Lejimi mund tė merret edhe nga fjalėt e All-llahut tė Madhėrishėm: " E kush e ngjall (bėhet shkak qė tė jetė ai gjallė) ėshtė si t'i kishte ngjallur (shpėtuar) tė gjithė njerėzit " (El-Maide, 32) Thotė Muhammed Muhtar esh-Shenkiti: "Verseti vė nė dukje lavdėrimin e arritjes sė shkakut nė rrugėn e ruajtjes sė jetės njerėzore. Mjekėt (transfuziologėt) dhe vullnetarėt e dhėnies sė gjakut radhiten nė rendin e atyre qė bėhet faktorė tė qartė nė ruajtjen dhe mbrojtjen e jetės sė njerėzve dhe pa ndihmėn e tyre personi tė cilit i nevoitet kjo lloj ndihme, do t'i shtrohej vdekjes. Lejimin e bėjnė tė qartė edhe rregullat e pėrgjithshme tė Sheriatit si kjo: "Detyrimi e lejon atė qė nė themel ėshtė e ndaluar"; "Vėshtirėsia nė vete pėrmban lehtėsimin". I sėmuri tė cilit i nevojitet gjaku, ėshtė i detyruar dhe ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, kėshtu qė ka tė drejtė tė veprohej sipas rregullave tė pėrmendura. Dikush mund tė thotė: "All-llahu i Madhėrishėm e ka pėrmendur gjakun ndėr gjėrat e ndaluara: "Juve u janė ndaluar gjaku ". (El- Maide, 3) Ndėrsa Pejgamberi s.a.v.s. ka ndaluar shėrimin me atė qė ėshtė e ndaluar (haram), atėherė nė ēfarė mėnyre duhet lidhur lejimi e transfuzionit me kėtė ndalesė? Ndalesa qė e transmeton Pejgamberi s.a.v.s., ka karakter tė pėrgjithshėm, ndėrsa lejimi i gjėrave tė ndaluara me detyrim, ka karakter tė veēantė (special). Nė mes tė pėrgjithshmės dhe tė veēantės (speciales) tek metodologėt e jurisprudencės islame (usulijjun) nuk ka asgjė kontradiktore. Teksti i pėrgjithshėm zbatohet nė tė gjitha situatat dhe tek tė gjithė individėt, pėrveē situatės dhe individit qė pėrbėn pėrjashtim lidhur me tekstin special. Domethėnė, nga ndalimi i pėrdorimit tė gjakut, i cili ka karakter tė ndalesės, me qėllim shėrimi, mėnjanohet nga gjendja e detyrimit, atėherė lejohet tė pėrdoret gjaku si ilaē. All-llahu i Madhėrishėm nė Kur'anin fisnik thotė: "Ai ju sqaroi juve se ē'ėshtė e ndaluar pėr ju, pėrveē kur jeni tė detyruar (atėherė edhe harami ėshtė hallall) ." (El En'am, 119) Ėshtė e njohur se pėrdorimi i helmit nė qėllim shėrimi, ėshtė i lejuar, edhe pse nuk ėshtė i lejuar konsumimi i tij. Bekr Abdullah ebu-Zejd (anėtar i komisionit tė pėrhershėm pėr fetva) thotė: "Dijetarėt islamė detalisht e kanė studiuar ēėshtjen e transfuzionit, duke e parė nė dritėn e tėrė ēėshtjeve tė pėrmendura nė librat e klasikėve islamė, nga tė cilėt ėshtė munduar tė nxirret regulativi pėr tė. Janė pėrpjekur t'u pėrgjigjen paqartėsive qė mund tė dalin tek njerėzit nga vetė njohja se Sheriati ndalon pėrdorimin e gjėrave tė ndaluara me qėllim shėrimi duke publikuar studime dhe disertacione qė kanė njė mesazh unikat - lejimi i transfuzionit nė rastet vijuese: 1. Ekzistimi i rastit qė e arsyeton transfuzionin ose ekzistimi i gjendjes sė detyrimit (disa dijetarė si Hasan Me'mun - kanė lejuar transfuzionin edhe atėherė kur ajo nevojitet vetėm pėr tė pėrshpejtuar shėrimin). 2. Mosekzistimi i alternativės sė lejuar. 3. Mendimi dominues qė transfuzioni do tė ndihmojė. 4. Sigurimi i dhėnėsit vullnetar nga ēdo veprim i rrezikshėm. 5. Qė dhėnia tė jetė vullnetare dhe e pakushtėzuar. 6. Procedura e transfuzionit tė bėhet nga ana e mjekėve ekspertė dhe tė aftė. 7. Tė kufizohet me sasi e nevojshme tė gjakut dhe komponenteve tė tij. |
Shitja e gjakut |
Sipas kėshillave tė organizatės botėrore tė shėndetėsisė (OBSH) dhe Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtarė nuk ėshtė e lejuar shitja e gjakut. Kjo ėshtė vėrtet humaniste qė i pėrgjigjet parimit universal tė mbrojtjes sė nderit tė qenies njerėzore. Por, kush i mėsoi njerėzit pėr kėtė humanitet dhe kėtė parim tė lartė? Organizata botėrore e shėndetėsisė, organizata pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, apo organizatat e ndershme humane? Jo!!! I mėsoi All-llahu i Madhėrishėm, Zoti i Gjithėdijshėm dhe i Dėrguari i Tij s.a.v.s. qė e dėrgoi Ai si mėshirė pėr botėt. Nė kaptinėn "El-Israė", All-llahu i Madhėrishėm pėrmend se bijve tė Ademit u ka treguar nder dhe i ka ngritur ata nė vend tė veēantė. Ta lexojmė me vėmendje versetin e Kur'anit fisnik: "Ne vėrtet nderuam pasardhėsit e Ademit (njerėzit), u mundėsuam tė udhėtojnė hipur nė tokė e nė det, i begatuam me ushqime tė mira, i vlerėsuam ata (i lartėsuam) ndaj shumicės sė krijesave qė Ne krijuam". (El-Israė, 70) Nė hadithin qė shėnon Buhariu nga Abdullah ibn Omeri, thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar shitjen e gjakut. Rregulla e Sheriatit thotė: "Ēdo gjė qė ėshtė e ndaluar tė shitet, ėshtė e ndaluar tė blihet". Vėrtet All-llahu i Madhėrishėm, nuk ka lejuar qė pėrveē asaj qė ėshtė e dobishme, dhe nuk ka ndaluar pėrveē asaj qė ėshtė e dėmshme pėr njerėzit dhe rrėnon nderin e tyre. Vetėm nė rast se nuk gjendet dhuruesi vullnetar i gjakut, ėshtė e lejuar tė blihet gjaku dhe mėkati bie tek shitėsi, sikur nė rastet e ēdo tregtie tė ndaluar. Ka thėnė imam Neveviu duke shpjeguar rregullin e marrjes sė huasė pėr veprime tė ndaluara, dhe duke dhėnė njė rregull tė pėrgjithshėm rreth dhėnies sė kundėrvlerės pėr njė gjė qė nė Sheriat nuk ka vlerė pasurie, nė gjendje tė detyrimit. "Mu sikur ėshtė e ndaluar marrja e huasė pėr njė veprim qė ėshtė i ndaluar, gjithashtu ėshtė e ndaluar dhėnia e huasė atij qė do ta kryejė atė veprim. Nė rast detyrimi, ėshtė e lejuar dhėnia por jo edhe marrja." Gjithashtu, nė rregullat e ndalesės nuk hyn shpėrblimi me tė holla, qė do ta jepte eventualisht Enti i Transfuzionit apo qė i jep marrėsi dhėnėsit vullnetar, si nxitje pėr ta vazhduar kėtė vepėr humane te tjerėt. Kjo hyn nė lėmin e dhėnies vullnetare (ar. teberr-rrua), e jo nė lėmin e shpagimit pėr shėrbimin e bėrė (ar. muavade); Sheriati tė parėn e lejon, ndėrsa tė dytėn e ndalon rreptėsisht. Thotė Abdullah ibn Omeri: "Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar vlerėn (pagesėn) qė merret pėr gjak. |
A realizohet afėrsia familjare me transfuzionin e gjakut sikur ndodh me mėkimin (gjidhėnien) |
Dijetarėt e tanishėm janė unanimė qė dhėnia vullnetare e gjakut fėmijes para moshės dy vjeē, nga ana e gruas qė nuk ėshtė nė lidhje familjare me tė, nuk mund tė krahasohet me mėkimin (gjidhėnien) dhe kėshtu nuk realizohet lidhje e gjakut (familjare). Sa i pėrket personit tė rritur, rregulli ėshtė edhe mė i qartė dhe evident. Kolegjiumi i juristėve islamė, i cili vepron nė pėrbėrjen e organizatės botėrore - Rabiata, nė mbledhjen e rregullt mbajtur nė Mekė prej 13 deri mė 20 Rexheb 1409 (19 - 26 shkurt 1989), ka shpallur zgjidhjen juridike (fetva), sipas sė cilės me transfuzion tė gjakut nuk realizohet lidhje gjaku a familjare. |
Transfuzioni i gjakut dhe agjėrimi |
Sipas mendimit tė medhhebeve malikij, shafii dhe hanefij, marrja e gjakut nga trupi nuk e prish agjėrimin. Hadithet qė flasin pėr prishjen e agjėrimit gjatė hixhamit (lėshimi i gjakut nė kupėzore me prerje sipėrfaqėsore tė lėkurės), janė rrėzuar nga hadithet e tjera qė tregojnė qartė lejimin e hixhamit pėr agjėruesit. Buhariu nė "Sahih", nė kapitullin mbi hixhamin, sjell hadithin vijues: "Pejgamberi s.a.v.s. ka bėrė hixhamin duke qenė nė ihram (gjatė umres) dhe gjatė agjėrimit". Sa i pėrket pyetjes se a prishet agjėrimi i atij qė merr gjak, hasim mendime tė ndryshme tek juristėt islamė. Shejhul islam Ibn-Tejmije dhe Ibn Hazm janė tė mendimit se vetėm ajo qė hyn nė trup nė mėnyrė tė natyrshme, pėrmes gojės deri tek lukthi, e prish agjėrimin. Ndėrkaq shafiinjtė p.sh., mendojnė se enėt e gjakut janė rrugė natyre dhe hyrje e zakonshme, dhe kėshtu ē'hynė nė organizėm pėrmes tyre, e prish agjėrimin. Sa i pėrket transplantimit tė organeve, hasim nė njė problem etik, moral, social,ekonomik, fetar dhe mjekėsor. Transplantimi qė dikur ishte njė ėndėrr, ide e parealizueshme pėr mjekėt e klinikave, sot ėshtė bėrė njė realitet qė ka marrė hov tė madh nė tėrė botėn e qytetėruar. Transplantimi, si problem, nė tė vėrtetė nuk ėshtė aq i rėndėsishėm, sepse ne ēdo ditė hasim transplantimin e indit tė gjallė, qė ėshtė transplantimi i gjakut, tė cilin Islami e lejon. Pastaj ka transplantim tė organeve qė nuk rrezikon jetėn e dhuruesit. D.m.th. kur nėna, babai, vėllai, motra apo ndonjė i afėrm pėr shkak tė pėrputhshmėrisė HLA-tiizimit tė indeve gjegjėsisht tė ABO grupit tė gjakut dhe faktorit Rh, dhurojnė njė organ dhe mė pas mbijetojnė. Gjithashtu personi me njė veshkė mund tė jetojė sikurse ai me dy. Sipas Prof. Benit nga Universiteti i Portlandit, (Sh.B.A), 17% tė njerėzve ka mundėsi tė marrin veshkėn nga dhėnėsi i gjallė, ndėrsa sipas Lowrence Way-it - kirurg (mė 1990) kėtė mundėsi e kanė 30% tė njerėzve. Tė gjithė tė tjerėt, 83% apo 70%, varėsisht nga anėtarėt, nėse dėshirojnė tė kalojnė atė segment tė dializės, duhet tė marrin veshkėn nga kufoma. Sot nė botė ekzistojnė bankat e organeve, dhe shtrohet pyetja cili ėshtė qėndrimi i Islamit pėr kėtė ēėshtje? Akademia Juridike Islame, e cila ėshtė autore e konferencės sė Organizatės Islame (OIC), ka marrė vendim qė personi juridikisht ėshtė i vdekur nėse vėrehen kėto dy shenja: 1. Nėse zemra dhe mushkėritė kanė pushuar sė funkcionuari tėrėsisht dhe pakthyeshėm, vendimin e marrin mjekėt. 2. Nėse tė gjitha funksionet e trurit janė ndalur tėrėsisht dhe pakthyeshėm, pėr se duhet tė vendosin mjekėt specialistė me pėrvojė. Nė kėtė moment ėshtė e arsyeshme tė ndėrpritet aparati qė e mban pacientin nė jetė, edhe nėse zemra funksionon ende. (Revista: Majma Al-Fiqh Al-Islami, botimi i tretė, vol. 2. f. 809) Mjekėt muslimanė, mendojnė se ėshtė i lejuar, kurse shumica e juristėve islamė kanė qėndrim se ėshtė e lejuar heqja e aparateve qė i bėjnė punėn e zemrės dhe mushkėrive. Thonė se kjo ėshtė e ngjashme me ndėrprerjen e konsumimit tė ilaēeve. Ndėrprerja e dhėnies sė ilaēeve nuk ėshtė eutanazi aktive, por pasive. Ndėrprerja e shėrimit bėhet, nėse pėrcaktohet se nuk ka kurrfarė dobie nga ilaēet por, vetėm zgjatet agonia, e cila paraqet barrė tė rėndė pėr vetė tė sėmurin, pėr mjekun, familjen e tė sėmurit dhe shoqėrinė. Ēėshtje tjetėr janė rastet nė akcidente trafikut. Kur dikush pėson aksident dhe i dėmtohet koka, e organet e tjera i ka tė ruajtura, a ėshtė e lejuar marrja e organeve tė tij? Juristėt pėrkrahin qėndrimin qė, nėse ai pėrson ka trashėgimtarė, atėherė nuk lejohet marrja e organeve tė tij pa pėlqimin e trashėgimtarėve tė tij. Nė tė kundėrtėn, ky ėshtė atak ndaj trupit tė njeriut, e trupi i njeriut nė Islam ėshtė i mbrojtur nė mėnyrė absolute. Gėzon dinjitet si i gjallė, ashtu edhe i vdekur, ngase nė njė hadith Pejgamberi s.a.v.s. thotė: "T'i thyesh ashtin tė vdekurit ėshtė njėsoj sikur t'ia thyesh tė gjallit". Pra, edhe lejimi i transplantimit, pėrgjithėsisht, barazohet me parimin e nevojės. Kėshtu edhe kjo ėshtė e lidhur me vdekjen, nėse ėshtė e lejuar gjatė jetės, lejohet edhe pas vdekjes, sipas analogjisė. Por, nėse personi nuk ka lejuar dhe nuk pajtohen trashėgimtarėt e tij, nuk ėshtė e lejuar t'i merren organet. Pėrjashtim bėn, nėse nuk i dihet identiteti personit, si dhe identiteti i trashėgimtarėve tė tij. Nė tė tilla kushte disa e lejojnė transplantimin e disa jo. Dijetarėt islamė mbrojnė mendimin qė pas vdekjes sė njė personi, mund tė merren tė gjitha organet e tij nėse janė plotėsuar kushtet e testamentit. Shumica e dijetarėve islamė (ulematė) janė tė mendimit se vdekja vjen kur shpirti e lėshon trupin, por shtrohet pyetja se a vjen ajo me ndaljen e funksionimit tė trurit apo zemrės? Tė gjithė dijetarėt islamė janė unanimė qė kėtė duhet ta vėrtetojė shkenca, gjegjėsisht ekspertėt mjekėsorė, dhe kjo do tė ndodhė me ndėrprerjen e funksionit tė trupit, ngase organet e trupit duhet ta dėgjojnė shpirtin. Nė momentin kur truri ndėrpret dėgjimin e shpirtit, ai e lėshon trupin. Shumica e dijetarėve bashkėkohorė islam mbrojnė kėtė qėndrim, sepse nė kėtė mėnyrė hapen mundėsitė e shpėtimit tė shumė jetėve. Nė tė kundėrtėn, biseda mbi transplatimin do tė ishte e panevojshme ose, sė fundi, mundėsia e transplantimit do tė arrinte nė minimum. Duhet theksuar se nė literaturėn bashkėkohore tė jurisprudencės islame pėr kėto pyetje u tėrhiqet vėrejtja mjekėve qė nė asnjė mėnyrė nuk mund tė vendoset ēėshtja e transplantimit vetėm nga njė person-individ, por kjo duhet bėrė nė entet e specializuara dhe tė legalizuara nė tė cilat punojnė njerėz eminentė, tė kualifikuar, shkencėtarė shumė tė moralshėm dhe tė ndėrgjegjshėm, dhe ku ėshtė e ndaluar mundėsia e keqpėrdorimit. Duke analizuar kėtė ēėshtje, pra transplantimin e organeve njerėzore, shtrohet pyetja se nė ēfarė mase mund tė ndiqet etika mjekėsore nė praktikėn qė nuk prek parimin e Sheriatit (meqadisush-sheriah). Qėllimi i Sheriatit ėshtė lumturia e njeriut, qėllimi i mjekut ėshtė t'i ndihmojė pacientit, qoftė edhe me transplantimin e pjesėve tė trupit. Nė njė kongres tė Botės Islame, ku merrnin pjesė oftamologėt, rektori i Universitetit tė Al-Az'harit, Tantavi, tha: "Po jua lė amanet qė kur tė vdes, ta shfrytėzoni trupin tim si tė dėshironi". Duhet theksuar se programi i transplantimit po ecėn me hapa tė mėdhenj dhe ėshtė imperativ kohe. Kur'ani famėmadh urdhėron e thotė: "IKRE BISMI RABBIKE" LEXO ME EMRIN E ZOTIT TĖND D.m.th. ēdo gjė qė ėshtė nė interes tė shkencės sė mirėfillt, Islami nuk e ndalon. |
|
|
| ©
Qendra Kombėtare e Kosovės pėr Transfuzionin e Gjakut, Prishtinė, Kosovė UNMIK
KONTAKTI
|